Lajmet e fundit

Për punën që bëhet në thellësi të tokës dikujt i ra ndërmend të bëjë vepra arti.
Skënder Idrizi nga Stantërgu i Mitrovicës realizoi jo një por 50 piktura që për temë kanë punën e minatorëve, njofton Klan Kosova.
Shumica e punimeve të tij janë me ngjyra të errëta.
Piktori paralajmëron se shumë shpejtë do ti ekspozojë pikturat e tij në galerinë e arteve në Prishtinë.
E për t’i realizuar këto punime Skender Idrizit iu deshtë të qëndroj shpeshherë në minierë bashkë me minatorët.
Kronikë nga Arbresha Fazliu.