Vajzën e qethi hipur në pemë.
E një floktore në dru, e improvizoi si instalacion të radhës, për përfaqësim në Bienalen e Venedikut.
Por, në krahasim me këtë paraqitje të vitit 2013 në emër të Italisë, Sislej Xhafa, do të rishfaqet krejt ndryshe, në edicionin e radhës. Kësaj here, artisti pejan, që jeton në Amerikë, do ta përfaqësojë Kosovën.
Andaj, emocionet që ka këtë vit janë ndryshe me prezantimet e kaluara.
Me një ekip tërësisht kosovar, që përbëhet nga kuratorja Arta Agani , si dhe komisionari Valon Ibraj , Xhafa paraqitet në edicionin e 57-të Bienales, me veprën “ e humbur e gjetur “.
Kronikë nga Rejhane Selimi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.