Në një konferencë për media në Galerinë Kombëtare të Kosovës, u bë e ditur se nesër do të hapet një ekspozitë, me fotografi të artistit nga Kroacia, Luka Mjeda.
Ekspozita, do të përmbajë fotografi të tij personale, të cilat janë botuar edhe në revista të shkruara të Zagrebit, njofton Klan Kosova.
Luka Mjeda tha se ka fotografuar gjithçka që deshi mendja dhe zemra e tij.
Në fotografitë e tij, mbizotërojnë ndërtesat europiane dhe amerikane, për të cilat autori i tyre kur shikohen fotografitë kupton se të gjiha objektet janë të njëjta dhe nuk e din në cilin qytet je, pasi që kanë të njejtën ngjyrë dhe të njëjtin stil arkitektonik.
Ekspozita hapet në Galerinë e Arteve të Kosovës, nesër në ora 20:00 e që do të zgjat një muaj.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.