Artisti i njohur shqiptar Jakup Ferri është përzgjedhur në “Art Explora – Cité internationale des arts” në kryeqytetin francez, Paris.
Lidhur me këtë përzgjedhje artisti Ferri është shprehur i nderuar, për këtë mundësi sipas tij të jashtëzakonshme.
“Jam thellësisht i nderuar që jam përzgjedhur për një rezidencë tre-mujore në
Art Explora në Paris, në mars, prill dhe maj. I shpreh mirënjohjen time të sinqertë komitetit përzgjedhës të Art Explora dhe që më dha këtë mundësi të jashtëzakonshme”, është shprehur artisti Ferri përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Jakup Ferri ka përfaqësuar Kosovën në edicionin e 59-të të Bienales së Artit në Venedik, në vitin 2022.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.