Një artist në veri të Italisë ka krijuar një imazh gjigant të romancierit rus, Fjodor Dostojevski, për të shënuar 100 vjetorin e lindjes së tij.
Me traktor artisti italian, Dario Gambarin, krijoi portretin gjigant të Dostojevskit në arën e tij në Castagnaro, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
"Bukuria do të na shpëtojë", një citim nga Princi Myshkin në romanin e Dostoevky "Idioti", është titulli i portretit gjigant.
Dostoevky lindi në Moskë në vitin 1821.
Portreti u bë në një arë prej 25 mijë metrash katrorë e mbjellur me grurë
"Unë besoj se njerëzit mund të bëjnë pa shumë gjëra, por jo bukurinë, shkëlqimin e së vërtetës në vetvete. Bukuria dhe harmonia do të na shpëtojnë nga kjo pandemi - bukuria në kuptimin e ruajtjes së mjedisit siç na kujton vetë Dostojevski. Ne jemi në parajsë, por ne refuzojmë ta shohim '", tha Gambarin në një deklaratë duke cituar romanin e Dostojevskit," Idioti ".
Gambrin deri tani ka bërë disa vepra të artit tokësor (në ara) dhe portrete gjigante që përfaqësojnë poetin italian Dante, Papa Françeskun, aktivisten Greta Thunberg, kompozitorin gjerman Beethoven dhe presidentët amerikanë Barack Obama dhe Joe Biden.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.