Artisti nga India, Rajan Kumar, ka zgjedhur një formë interesante për t’i vetëdijesuar njerëzit sa i përket qëndrimit në shtëpi, gjatë ballafaqimit me COVID-19.
Në qendër të qytetit Indian, Hyderabad, ai ka vendosur grafite në rrugë me mbishkrimin "Rri në shtëpi, nëse jo, virusi do të jetë në shtëpinë tënde".
Përmes këtij veprimi, ai po synon që indianët t'i shtyjë sa më shumë drejtë respektimit të masave anti COVID.
Artisti 33 vjeçar këtë aktivitet e realizoi në bashkëpunim me policinë e qytetit.
"Ne kishim planifikuar fillimisht të bënim të njëjtën gjë vitin e kaluar gjatë bllokimit në Jubilee Hills Check Post, këtu në Hyderabad, por na u mohua leja. Por këtë vit me ndihmën e Policisë së Qytetit Hyderabad dhe Policisë së Trafikut, ne ishim në gjendje të krijonim vetëdijesimin e njerëzve për rëndësinë e karantinës në luftën kundër koronavirusit’’, ka thënë ai për ANI, shkruan Hindustan Times, përcjell Klankosova.tv.

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.