Piktori Hekuran Sokoli ka folur për ekspozitën e tij "Rrugëtimi Astral", e cila do të hapet nga nesër në hollin e Bibliotekës Kombëtare "Pjetër Bogdani".
Ai në Ora Shtatë në Klan Kosova ka theksuar se frymëzimi për 16 pikturat e tij të cilat do të ekspozohen e ka marrë nga yjet dhe nga përditshmëria e tij.
"Përgatitjet kanë filluar prej kohësh, për shkak të angazhimeve të tjera nuk kam pasë mundësi të punojë më shumë në këtë aspekt, Tani, në kohët e fundit jam marrë më shumë me këtë punë. Nga nesër kush është i interesuar mund të shoh ekspozitën që do të fillojë nga ora 19:00. Kurator i ekspozitës është profesori i artit, Musa Kalaveshi".
"Skicat i kam filluar në mars të vitit të kaluar, kur janë konfirmuar rastet e para me COVID-19. Për mua ka qenë një privilegj, që kam punuar në shtëpi me një laptop nga pak. Më pas kamë dalë të blej material , pëlhurë dhe ngjyra dhe i fillova t'i materializojë. Teknika e këtyre pikturave është vaj në pëlhurë, në punime ka forma gjeometrike, elemente mekanike që kam punuar më herët në shtypshkronjë", ka thënë Sokoli.
Ai ka deklaruar se nëse puna e tij pëlqehet nga publiku do të fillojë të punojë më shumë edhe në skicat e tjera që i ka realizuar të cilat nuk do t'i shfaq në ekspozitës, njofton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.