Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka bërë të ditur se në Prishtinë, ka takuar artistin po ashtu britanik, James Walmsley.
Takimi i tyre u zhvillua në kuadër të hapjes së ekspozitës së tij, të titulluar ‘’Memories of Tomorrow’’ (Kujtimet e së nersërmes), transmeton klankosova.tv.
''Kisha kënaqësinë të takoja artistin britanik James Walmsley në hapjen e ekspozitës “Memories of Tomorrow” që ka kuruar për Galerinë Kombëtare e Kosovës. James ka një histori të gjatë bashkëpunimi me artistë kosovarë dhe jam i kënaqur që kemi qenë në gjendje të mbështesim iniciativën e tij të fundit për të organizuar një vizitë nga një ekspert nga Mbretëria e Bashkuar, për të këshilluar galerinë për ruajtjen e artit''.
●●●
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.