Të gjithë e dimë që fëmijët kanë imagjinatë të gjallë dhe vizuelizimi kreativ vjen shumë natyrshëm tek ta.
Megjithatë, në ditët e sotme ata janë aq të përfshirë në imazhet e gatshme që i shohin në TV, video-lojëra, kompjuterë dhe në pajisje tjera, sa është shumë e rëndësishme për t’i inkurajuar dhe frymëzuar që ta përdorin imagjinatën e tyre dhe ta eksplorojnë kreativitetin.
Për t’i ndihmuar që ta ndjekin potencialin e tyre krijues, artistë nga e gjithë bota janë bashkuar për të krijuar “Projektin e Përbindëshit”, të cilin mund ta shihni më poshtë.
Duke e festuar përvjetorin e tyre të katërt, projekti fton nxënësit e shkollave fillore që të vizatojnë përbindësha, të cilët artistët i “sjellin në jetë” duke i dhënë një dorë të vogël artistike.
Më pas, interpretimet e reja i kthehen fëmijëve për të demonstruar teknikat e reja të artit brenda kontekstit origjinal kreativ.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.