Lajmet e fundit

Një studio e artit, C.P.Seibt nga Greqia, kanë hapur një konkurrs shumë interesant për projektin e tyre të quajtur “Shpresë dhe Falje”.
Më 30 gusht të këtij viti, të gjithë njerëzit që do aplikojnë do duhet që t’u tregojnë dy artistëve shpresën e tyre, transmeton Klan Kosova.
“Ne do e shpenzojmë një vit të jetës tonë për këtë projekt”
“Pikutra e parë do të jetë e inspiruar direkt prej shpresës së njerëzve që aplikojnë, kurse piktura e dytë do të jetë përgjigjje individuale për atë se çfarë ai njeri shpreson”, është shprehur artistja Seibt.
Pjesëmarrësit më pas duhet që ta mbajnë pikturën e parë dhe të dytën të i’a dhurojnë një personi që ka të njëjtën shpresë si ai.
Artistët shpresojnë që me këtë projekt të i’u sjellë njerëzve gëzime në vend të cinizmit që mbretëron në vendin e tyre.