Lajmet e fundit

Pas 12 vjetësh e drejta e organizimit iu dha Qendrës për Art Bashkëkohor – Stacion.
Por Galeria Kombëtare e Kosovës, po e mban ekspozitën “Artistët e së Nesërmes” në programin e saj, ani se partnerët ndërkombëtarë nga New York-u, njëherësh financues të këtij projekti, lajmin e kishin bërë të ditur qysh në shtator të vitit që shkoi, njofton Klan Kosova.
Kjo zgjoi reagimin e organizatorëve të ri, që thonë se ky institucion publik programi i të cilit duhet të aprovohet në Ministrinë e Kulturës tentoi të mashtrojë publikun.
E kjo, sipas drejtorit të Stacionit, ishte e panevojshme.
Kronikë nga Klan Kosova.