Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, për herë të parë në kryeqytetin e Kievit, u hapën dyert e teatrit.
Kjo situatë ka emocionuar aktorët që pritet te argëtojnë kryeqytetasit në kohë lufte.
"Ka luftë në vend, si do të dal dhe të luaj. Por njerëzit po kthehen në vend , ndoshta duhet të mësojmë se si të jetojmë në luftë, jeto me teatrin, kinemanë, kafenetë. deklaroi, Kostya Tomlyak, aktor
Por dramë të vërtetë po përjetojnë ushtarët ukrainas në rajonin lindor të Donbasit të cilët po luftojnë fortë për mos të lejuar armikun në tokat e tyre.
Pasojat janë të mëdha pasi rusët po tregohen të pamëshirshëm me sulme te artilerisë së rëndë.
Andaj edhe vullnetarë në këtë zonë po përpiqen të evakuojnë ushtarët e civilët e plagosur ukrainas.
Se është vendosur kontroll gati e tërësishëm rus në pjesën lindore të Ukrainës po pretendon Ministri rus i Mbrojtjes.
Por këtë e kanë mohuar autoritetet ukrainase të cilët thane se me luftimet e së martës ngadalësuan përparimin e trupave ruse në qytetet lindore.
https://www.youtube.com/watch?v=KnZ3C34d16I&t=23s
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.