11.05.2015 · përditësuar para 4091 dite1 min lexim
Shpeshherë monedhat e imëta metalike i konsiderojmë si të papërdorshme.
Çelësat që nuk hapin asnjë derë, i hudhim diku si diçka të pavlerë.
Por, ndryshe mendon artisti me pseudonimin Michael, nga Australia.
“Kur isha duke e pastruar dollapin tim, papritur hasa në disa tuba bakri që i kisha ruajtur. I preva në formë të unazës. Natyrisht që e para nuk ishte në formën më të mirë të saj, por sa më shumë e praktikoja këtë punë aq më shumë më lindnin ide kreative", transmeton Klan Kosova.
"Unë cilësohem si person që nuk gjuan asgjë, kështu që rrëmova në gjërat e vjetra dhe gjeta shumë çelësa që nuk duheshin".
"Pastaj i shëndrrova në gjëra kreative”, u shpreh Michael.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.