Duka dhe Dukesha e Sussex tani janë prindër krenarë të një djali. Por ende mbetet një mister: Çfarë emri do të ketë ai?
Prince Harry foli para gazetarëve pas lindjes së djalit të tij të hënën, duke thënë se ata janë ende duke menduar për këtë, njofton Klan Kosova.
Harry tha se për këtë kanë kohë.
Si çdo prind i ri, Meghan dhe Harry padyshim që kanë qenë duke menduar emra për një kohë të gjatë dhe mund të kenë vendosur tanimë për të preferuarin e tyre.
Nuk ka ndonjë rregull mbretëror për zgjedhjen e emrave, por familja mbretërore pëlqen të nderojë paraardhësit e tyre.
Dy emrat e mundshëm janë Arthur dhe Edward, shkruan CNN.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.