Lajmet e fundit

Trajneri i Arsenalit e ka lavdëruar transferin më të ri të klubit të tij, Jorginhon.
Përfaqësuesi i Italisë kaloi në Emirates Stadium nga rivali i tyre londinez, Chelsea, në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit për 12 milionë funte, përfshirë dy milionë shtesa.
“Ai është një lojtar që e kam admiruar gjithmonë. Ai është një karakter i madh, dhe është dikush që do të sjellë udhëheqësi dhe cilësi në atë pozicion”, ka thënë Arteta.
“Ai do ta ndihmojë shumë ekipin. Sa i përket kohës, nuk ndodhi edhe aq vonë”.