Lajmet e fundit
Mesfushori beson se 33 vjeçari do të jetë shembull për bashkëlojtarët e rinj me dëshirën e madhe për të fituar tituj.

Mikel Arteta ka lavdëruar dëshirën e madhe për fitore të Petr Cech, pasi çeku iu bashkua Arsenalit nga Chelsea këtë verë.
Cech ka luajtur për 11 vite në Stamford Bridge ku fitoi shumë tituj, përfshirë edhe katër të Premier League dhe një të Champions League.
Në sezonin e tij të fundit tek Chelsea, Jose Mourinho preferoi ta ketë në portë Thibaut Courtois, vendim që e bëri 33 vjeçarin të largohet drejt Arsenalit.
“Ai sjellë eksperiencë dhe përkushtim. Prandaj besoj që do të jetë shembull i mirë për djelmoshat, pasi megjithë shumë titujt e fituar ai ka dëshirë të madhe për të fituar të tjerë”, tha Arteta.
“Ardhja e tij tek Arsenal i ka sjellë atij shumë presion. Por, ai donte që të konkurronte në një nga ligat më të forta në botë, me një klub po aq të fortë”.