Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, së bashku me një delegacion shqiptar nga Maqedonia e Veriut, qëndruan gjatë ditës së sotme në Kosovë.
Arsye e këtij qëndrimi ishte vizita në fabrikën e “Devolli Corporation”, “Comodita”.
Për këtë vizitë, Grubi shkroi në Facebook, duke thënë se u diskutua edhe për të përkrahur zgjerimin e investimeve të Comodita-s dhe kështu të krijohen vende të reja të punës.
“Me kryetarin Ali Ahmeti, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe kolegët ministra u mirëpritëm sot në korporatën Devolli dhe kompaninë e prodhimit Comodita në Kosovë nga pronari, z. Shkëlqim Devolli. Përgëzuam stafin drejtues të kësaj korporate për kontributin në krijimin e vendeve të punës me aktualisht 4.900 të punësuar dhe eksport në 25 vende”.
“Duke e pasur parasysh se korporata Devolli operon edhe në vendin tonë me 20 dyqane të brendit Comodita, diskutuam edhe mbi gatishmërinë e institucioneve të vendit për të përkrahur zgjerimin e investimeve dhe kështu krijimin e vendeve të reja të punës në vendin tonë”, shkroi zëvendëskryeministri Grubi. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.