Aktorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Arta Selimi u ka shprehur ngushëllime familjes dhe shoqërisë së Shpat Kasapit.
Ajo u shpreh se është shokuar nga lajmi për vdekjen e tij, derisa tha se kjo është një humbje e madhe, përcjell Klankosova.tv.
“E kisha shfrytëzu rastin me u shpreh ngushëllime familjarëve dhe shoqërisë së Shpatit, është humbje e madhe. Ai është prezent këtu me këngët e tij që 25 vjet”.
“Është shokuese, edhe mos të kishte qenë artist, unë vet si njeri e kisha përjetu njëjtë, vështirë për një njeri në lule të rinisë me ndërru jetë”, u shpreh ajo./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=WH-OxM8F3z4
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.