Lajmet e fundit

Në prag të fillimit të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, padyshim se në mend na bien ish-banorët që me karakteret e tyre i dhanë gjallëri shtëpisë më të komentuar në vend, e me gjerë – gjithandej, ku flitet shqip.
E një prej tyre, që për pak nuk e shijoi magjinë e natës finale ishte edhe aktorja e njohur, Arta Selimi.
Në një prononcim për KlanKosova, Selimi ka thënë se konkurrentët e ri që do të bëhen pjesë e BBVK-së, do ta kenë më të lehtë aventurën brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, ndoshta duke iu referuar thyerjes së akujve nga kastingu i edicionit të parë.
“Një gjë e di, do ta kenë më lehtë se ne”, ka thënë Selimi.
E angazhuar në projektet kinematografike, Arta shkurtimisht, ka shprehur të vetmen porosi për banorët e ardhshëm.
“Le ta shijojnë sa më shumë këtë eksperiencë. Do të doja të kënaqeshin pak më shumë se ne”, ka përfunduar ajo.
Kujtojmë se edicioni i dytë i BBVK-së nis transmetimin me natën e parë ‘Prime’, nesër mbrëma duke filluar nga ora 21:00, ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova dhe ArtMotion.