Lajmet e fundit

I keni parë buqetat e luleve vetëm në formën standarde? Të mbështjella me një rrjetë të bukur ose të vendosura kompozim në një vazo. Pse nuk tregoheni pak më kreativ dhe të bëni buqeta lulesh mjaft të bukura, si asnjëherë më parë. Lule në çadër, lule në filxhan, lule portokalli apo lule në çantë. Mjafton dëshira juaj për t’i dhënë hijeshi ambientit dhe do të shikoni se sa mirë do të ndiheni tek shihni se me sa pak mundim ju keni krijuar diçka mjaft të këndshme.
Ajo çfarë ju duhet janë thjesht mjetet e mëposhtme në fotografitë që shihni. Zgjidhni të bëni njërën dhe do të ju nevojitet qoftë një çadër apo një çantë dhe lulet tuaja të dashura.