09.03.2017 · përditësuar para 3432 dite1 min lexim
Nasser Al-Khelaifi, bosi i Paris Saint-Germain, ka deklaruar se humbja kundër Barcelonës është vështirë e pranueshme dhe mbase referimi ka mundur të jetë më i mirë, por gjithsesi, nuk justifikohet humbja.
“S’ka justifikime. Ne nuk luajtëm në pjesën e parë. Pasi fituam lojën e parë 4-0, është shumë e vështirë ta pranosh humbjen prej 6-1, por s’kemi zgjidhje tjetër. Pas fitores tonë të parë, ambicia jonë për të shkuar në çerekfinale ishte legjitime, por ne e dimë se në futboll kjo s’do të thotë asgjë. Gjithsesi, provuam të bëjmë më të mirën tonë", tha Al-Khelaifi, njofton Klan Kosova.
“Nuk ia dolëm të kualifikoheshim, por do të vazhdojmë. Ende nuk kam folur me lojtarët, nuk është koha e duhur tani. Të gjithë janë të mërzitur. Është normale. Fillimisht duhet ta qetësojmë veten”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.