Lajmet e fundit

Një nga vetitë kryesore të rozmarinës për shëndetin e flokëve është se pengon rënien e tyre dhe favorizon rritjen.
Kjo bimë përmban sasi të larta vitaminash B dhe C si dhe minerale të rëndësishme që kur përthithen nga skalpi i kokës ndihmojnë për flokë me volum.
Ekstraktet e rozmarinës aktivizojnë qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe përmirësojnë aktivitetin e folikulave polifere.
Rozmarina ndihmon për të eliminuar toksinat që grumbullohen në lëkurën e kokës dhe parandalon dobësimin e fibrave dhe kapilarëve. Përdorimi i rregullt i saj i bën flokët voluminozë dhe të mëndafshtë.
Redukton thinjat
Edhe pse nuk ka të njëjtën fuqi si bojërat, rozmarina me ekstraktet e saj ndihmon në reduktimin e thinjave. Acidi kafeik dhe acidi rozmarinik të pranishëm në këtë bimëveprojnë si ngjyrues natyralë duke reduktuar shfaqjen e flokëve gri ose të bardhë.
Aplikimi direkt i saj stimulon aktivitetin e melanociteve, qelizat përgjegjëse për pigmentimin e flokëve.
Efekti antioksidant i rozmarinës parandalon ndikimin negativ të radikaleve të lira që përshpejtojnë procesin e plakjes qelizore.
Rozmarina lufton zbokthin
Ndryshimet e pH në skalpin e kokës për shkak të shumimit të disa kërpudhave çojnë në shfaqjen e zbokthit të bezdisshëm. Falë fuqive të saj, rozmarina është një zgjidhje natyrale për t’i dhënë fund problemit të zbokthit.
Provojeni që sot! Përbërësit e rozmarinës depërtojnë lehtësisht tek rrënjët duke eliminuar copëzat e bardha të zbokthit. Veprimi antinflamator i rozmarinës qetëson irritimin, duke kontrolluar kruarjen dhe skuqjen.
Përbërësit: 500 ml ujë dhe 45 gr rozmarinë
Përgatitja: Hidhni ujin në një tenxhere dhe vendoseni të ziejë. Kur uji të fillojë të ziejë, shtoni rozmarinën, ulni nxehetësin dhe lëreni edhe 5 minuta të tjera. Fikni zjarrin, mbulojeni tenxheren me kapak dhe lëreni të ftohet.
Përdorimi: Kullojeni locionin në një shishe spray dhe më pas sprucojeni në lëkurën e kokës dhe gjithë gjatësinë e flokëve. Ndajini flokët në seksione për të lehtësuar aplikimin e produktit./ Living.al