Lajmet e fundit

Në gati çdo moment të jetës tonë ne jemi të rrethuar nga zhurma, dhe ne jemi përshtatur me këtë lloj jetese dhe zhurmën e konsiderojmë si normale, duke mos i kushtuar vëmnendje tingujve të turmave, trafikut, muzikë, apo televizionit, transmeton Klan Kosova.
Këto janë arsyet pse duhet të provojmë të heshtim më shpesh.
1.Heshtja ndihmon në rigjenerimin e qelizave të trurit.
Sipas një studimi të vitit 2013, dy orë heshtje në ditë ndihmon formiminin e qelizave të reja në hippocampus- zonën e trurit që është përgjegjëse për aftësinë e të mësuarit, kujtesës dhe emocionet.
2.Heshtja na bën më krijues
Truri ynë është aktiv edhe kur trupi pushon. Gjatë orëve të pushimit, proceson dhe “miraton” informacionin e marrë gjatë ditës. Kur ky proces shkon mirë, truri kthehet në atë mënyrë që integron emocionet dhe kujtimet, zgjon imagjinatën, dhe hap aftësitë tona.
3.Heshtja heq stresin dhe tensionin
Është provuar se zhurma e vazhdueshme ndikon në trurin tonë, dhe çon në një rritje në nivelin e hormoneve të stresit
Heshtja, në të kundërtën, ka mjaft efekt të kundërt; Qetësia heq tensionin në trurin dhe trupin tonë. Hulumtuesit kanë monitoruar ndryshimet në presionin e gjakut dhe vlerat e qarkullimit, dhe kanë arritur në përfundimin se dy minuta në qetësi janë më efektive se dëgjimi i çdo lloj muzike relaksuese.