Lajmet e fundit
“Ishte pasojë e atyre që bëri presidenti. Ndoshta Perezi nuk e ka dashur atë. Mendoj se do të kishin bërë më shumë gëjra së bashku Benzema, Ronaldo dhe Gonzalo”

Babai i Gonzalo Higuain ka bërë fajtor Florentino Perez për largimin e të birit të tij nga Real Madrid, meqë sipas tij presidenti nuk e ka dashur kurrë argjentinasin.
Sulmuesi 30 vjeçar do të ketë rastin që të hakmerret ndaj ish-skuadrës, pasi edhe babi i tij thotë se ishte pikërisht presidenti i Të Bardhëve ai që mund të konsiderohet fajtor për largimin e tij nga Bernabeu.
“Më dhembi shumë kur ai u largua nga Reali”, tha Jorge për Cadena Ser.
“Ishte pasojë e atyre që bëri presidenti. Ndoshta Perezi nuk e ka dashur atë. Mendoj se do të kishin bërë më shumë gëjra së bashku Benzema, Ronaldo dhe Gonzalo”.
“Kur ata e formësuan treshen në Madrid, ata ishin tri prej golashënuesve më të mirë. Gonzalo ka mundur të qëndrojë më gjatë te Reali”.