Lajmet e fundit

Ismet Munishi ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Hajvalisë.
Arsyet janë të shumta, por ndër më kryesoret ai i përmend: mosarritjen e fitimit të titullit dhe suspendimi që atij iu bë me 4 muaj nga Federata e Futbollit të Kosovës, e më pas afrimi i drejtuesve të Hajvalisë me Fadil Vokrrin, transmeton Klan Kosova.
Trajneri i suksesshëm kosovar tha se tash do t'i përkushtohet familjes dhe transferimit të disa futbollistëve shqiptarë jashtë, por pa përmendur emra.
Storie e realizuar nga Emanuell Syla.