Lajmet e fundit

Ato janë banues të fshehur të vendit ku juve jetoni e të cilat duken vetëm atëherë kur bëjnë zhurmë teksa mundoheni sa më shumë për të ju zë gjumi gjatë natës.
Janë ndër më të padurueshmet dhe që shkaktojnë siklet. Mushkonjat, ato që më së shumti zbarkojnë tek njerëzit në periudhën e ditëve të nxehta dhe netëve tejet me temperaturë të lartë, përcjellë Klan Kosova.
Edhe kur koha pothuajse është e qetë nganjëherë ato paraqiten – por pse ato gjithnjë zgjedhin të krijojnë vend rreth veshëve apo kokës sonë e për të bërë zhurmë?
Mushkonjat të cilat shkaktojnë gumëzhimë rreth kokës janë zakonisht ato ngjyrë kafe e që sillen vërdallë shtëpisë. Ndërkaq arsyeja pse ju dëgjoni tingujt e zhurmës së tyrë është se këto mushkonja dëgjohen vetëm rreth 30cm larg, përcjellë Klan Kosova. Sipas hulumtuesve thuhet se këto lloje të mushkonjave bien pre e zogjëve dhe për këtë shkak ato fluturojnë rreth dhomës pak të trullosur nga frika.
Mushkonjat përpiqen gjithnjë për të punuar pa marrë parasysh se ju thumbojnë juve apo jo, prandaj edhe shpesh ato thumbojnë krahët tanë, këmbët apo edhe arsyeja tjetër që ato kanë gjithnjë tendencë për lëvizje rreth kokës për shkak të mënyrës së frymëmarrjes, përcjellë Klan Kosova.
Këto insekte janë aktive rreth kokës apo tek veshët përshkak se ato qëndrojnë aty se ku thithet dioksidi i karbonit.