Lajmet e fundit

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është shprehur se ai nuk po mendon për titull dhe ndoshta është herët që ta bëjë këtë.
Arsenali është një nga favoritët kryesor për titullin e Premier Ligës, veçanërisht pas fitores ndaj Manchester City 2 me 1.
Pavarësisht kësaj, Wenger nuk ka folur për fitoren e mundshme të ekipit të tij.
“Është shumë herët të flasim për titull, por do të jemi diku lart. Na jep besim. Besoj se kemi shpirt të fortë, ka jetë në skuadër. Ishte një fitore e rëndësishme para Krishtlindjeve”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.
Lider në këtë renditje është aktualisht Leicester derisa Arsenali është dy pikë prapa.