Lajmet e fundit

Kampioni i Skocisë, Celtic Glasgow, e ka refuzuar ofertën e Arsenalit për mbrojtësin e tyre, Kieran Tierney.
Topçinjtë mësohet ta kishin dërguar një ofertë në vlerë prej 25 milionë funtesh në drejtim të Gjelbër e Bardhëve për t’i siguruar shërbimet e tij.
Tierney po del të jetë prioritet i trajnerit Unai Emery në pozitën e krahut të majtë të mbrojtjes, mirëpo buxheti i kufizuar po e lë Arsenalin keq sa iu përket transfereve këtë verë.