Lajmet e fundit

Unai Emery ka zbuluar se nuk ka marrë ende ndonjë ofertë pasi që është larguar nga Paris Saint-Germain.
Spanjolli fitoi shtatë trofe në dy vjetët e tij në krye të klubit francez, ndonëse dështimi në Ligën e Kampionëve eventualisht i kushtoi me punë.
Ndërkaq tani, ai ka bërë të ditur se Arsenali nuk e ka thirrur ende, pas largimit të Arsene Wengerit nga Topçinjtë.
“Nuk kam ofertë”, tha Emery për mediumin spanjoll Cadena SER.
“Hapen mundësitë që mund të jenë konkrete apo jo. Jam i hapur për gjithçka. Nuk mendoj që të ndaloj së qeni trajner”.