Lajmet e fundit
Gjiganti anglez e ka mposhtur atë francez me katër gola dallim në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të fazës përgatitore për edicionin e ri

Arsenal e ka mposhtur Paris Saint-Germain me rezultat të thellë 5-1, në ndeshjen para-sezonale të zhvilluar në kuadër të International Champions Cup.
Serinë e golave për Arsenal e hapi gjermani Mesut Ozil, që në minuntën e 13-të të takimit gjeti rrjetën e portierit italian Gianluigi Buffon.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në minutën e 60-të të takimit parisienët fituan një penallti, të cilën në gol e shndërroi Christopher Nkunku.
Por vetëm shtatë minuta pas këtij goli, Alexandre Lacazette shfrytëzoi një harkim për t'i dhënë përsëri epërsinë Topçinjve të Londrës.
I njëjti lojtar shënoi edhe golin e tretë për londinezët,ndërsa të katërtin e shënoi me kokë Rob Holding pas një goditje nga këndi.
Fitoren e skuadrës që tani drejtohet nga Unai Emery dhe humbjen e të përzgjedhurve të Thomas Tuchel e vulosi Edward Nketiah, në minutën e fundit të takimit.