Lajmet e fundit

Arsenali ka arritur që ta marrë një fitore të rëndësishme ndaj Wolves për tu shkëputur me 5 pikë në kreun e tabelës së Premier Ligës.
Ndonëse pjesa e parë ishte e barabartë, 10 minuta pas fillimit të së dytës, ishte Odegaard ai që shënoi për 0-1.
Vendasit nuk arritën që ta rrezikojnë portën e Arsenalit ndërsa në minutën e 75-të ishte përsëri Odegaard ai që ta shënojë golin e dytë personal dhe të fundit në këtë takim.
Me këtë fitore, Arsenali mban pozitën e parë me 37 pikë, 5 pikë më shumë se Manchester City i cili sot u mposht si vendas nga Brentfordi me rezultat 1-2.
Pozitën e tretë në Premier Ligë e mban Newcastle që ka 30 pikë, ndërsa në vendin e katërt është Tottenham që ka 29 pikë nga 15 ndeshje.