Arsenali me një tjetër fitore të vlefshme në rrugën për titullin e Premier Leagues.
Topçinjtë e mposhtën Crystal Palacen, në “Emirates”, me rezultat të thellë 4-1, në kuadër të xhiros së 28-të.
Golin e parë të këtij takimi e shënoi Gabriel Martinelli, në minutën e 28’. Pak para se të përfundonte pjesa e parë Bukayo Saka e dyfishoi epërsinë.
Në pjesën e dytë, Granit Xhaka me një gol të bukur e trefishoi epërsinë e Topçinjve.
Mysafirët e shënuan golin e nderit me anë të Jeffrey Schlupp, në minutën e 63’. Por ishte Saka me golin e dytë personal në ndeshje që ta vulos fitoren e Arsenalit.
Arsenali pas fitores mbetet në pozitën e parë me 40 pikë, ku i largohet tetë pikë larg përcjellësit më të afërtë Manchester City, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.