Lajmet e fundit

Arsenali është në bisedime me disa klube të interesuara që ta transferojnë Shkodran Mustafin, sipas raportimeve nga BBC Sport.
Mediumi francez, L’Equipe, ka pohuar që njëri nga këto klube është Monaco, që ka shprehur gatishmërinë për ta blerë kampionin e botës me Gjermaninë.
Futbollisti me prejardhje shqiptare raportohet se dëshiron që të mbetet në Londër dhe të luftojë për një vend në formacionin e parë.
Sidoqoftë, Topçinjtë e kanë ndarë mendjen që ta shesin ose ta dërgojnë diku si huazim, pasi që nuk janë të bindur nga performancat e tij.