Arsenali e ka fituar me shumë mund derbin ndaj Manchester Unitedin që ishte edhe ndeshja hapëse e këtij sezoni për të dyja skuadrat.
Goli i vetëm në takim u shënua në minutën e 13-të me anë të Calafiorit i cili i solli pikët e para Arsenalit.
Manchester Unitedi në anën tjetër u mundua deri në fund të takimit që së paku ta barazonte rezultatin por që nuk arriti ta tunde rrjetën, njofton Klankosova.tv.
“Topçinjtë” e patën edhe një shans të mirë për ta dyfishuar epërsinë, por goditjen e Odeegardit e ndali shtylla.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.