Lajmet e fundit
Shefi i Gunners duhet të përballet me disa lëndime në skuadër, ndërsa Bayerni ka mundësi në mesfushë pas kthimit të holandezit në barazimin me Eintracht Frankfurtin.

Lëndimet në skuadër do të thonë që Arsene Wenger duhet të bëjë disa zgjedhje të vështira për përballjen e së mërkurës mbrëma ndaj Bayern Munchenit.
Gunners kanë tetë mungesa në skuadër dhe ata që janë të gatshëm kanë bërë pak për të merituar besimin e trajnerin.
Joel Campbell pritet që të jetë në krahun e djathtë të sulmit të Arsenalit pas golit të shënuar në fundjavë ndaj Sëanseas, ndërsa Coquelin dhe Cazorla në mesfushë.
Pep Guardiola nga ana tjetër ka mundësi të mëdha zgjedhjeje.
Thomas Muller dhe Arjen Robben ishin ndër lojtarët e gatshëm në barazimin ndaj Eintracht Frankfurtit të premten e kaluar.
Në mesfushë pritet që startuese të jetë dyshja Alonso-Alcantara, ndërsa Vidal mbetet në bankën rezervë.