Lajmet e fundit

Arsenali ka konfirmuar transferimin prej 35 milionë eurosh të Martin Odegaard nga Real Madrid.
Menaxheri Mikel Arteta ka qenë i vendosur për të sjellë një lojtar dhe bisedimet për nënshkrimin e Odegaard kanë vazhduar gjatë gjithë verës.
22 vjeçari bëri përshtypje në 20 paraqitjet e tij për Gunners nga fundi i janarit e tutjem shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.
Odegaard mungoi në stërvitjen e Real Madridit, dhe tani Arsenali ka konfirmuar nënshkrimin.
Reprezentuesi norvegjez mund të bëjë debutimin e tij në derbin e Londrës kundër Chelseat të dielën.
Nënshkrimi i Odegaard është i katërti i Arsenalit gjatë verës pas mbrojtësit Ben White, mbrojtësit të majtë Nuno Tavares nga Benfica dhe mesfushorit Albert Sambi Lokonga nga Anderlecht.
Shpenzimet e tyre shkojnë në 118 milionë euro.
https://twitter.com/Arsenal/status/1428612767427203076