Lajmet e fundit

Arsene Wenger është i pasigurt kur bëhet fjalë për ekipin e tij më të mirë.
Ai të shtunën mbrëma pa skuadrën e tij tek mposhtet nga Stoke City, vetëm në ndeshjen e dytë sezonale.
Edhe ndeshja me Stoke nxori të njëjtën gjë për të cilën Arsenal shqetësohet ndër vite – posedimin e madh të topit dhe mos konkretizimin e shanseve, para se të zihen ngushtë në mbrojtje.
Kështu konfirmohet se skuadrës është duke i munguar sulmuesi Alexis Sanchez, që përflitet se mund të largohet nga Emirates Stadium dhe kjo mund të jetë arsye se pse ai ende nuk është paraqitur për topçinjtë në edicionin e ri.
Arsenal po vuan për rikthimin e tij.