Lajmet e fundit

Pasi humbi betejën me Chelsean për shërbimet e Mykhaylo Mudryk, Arsenali është hedhur në “gjah” për anësorin e Barcelonës, Raphinha.
Tekniku Mikel Arteta, medoemos kërkon një sulmues krahu në afatin kalimtar dimëror dhe Raphina është në preferencat e tij.
“Topqinjët” kanë kontaktuar drejtuesit kataluan dhe në ditët në vijim pritet oferta e parë për brazilianin.
Barcelona do ta lironte 26 vjecarin në rastë se londinezët ofrojnë mbi 60 milion euro, aq sa Barca shpenzoi për të në verën e kaluar.