Arsenali po raportohet se është favorit para Juventusit për transferimin e sulmuesit serb, Dushan Vllahoviq.
Kështu së paku raporton Il Messaggero, që thotë se 21-vjeçari, që ka realizuar 18 gola nga 22 paraqitje, mund të përballohet më lehtë financiarisht nga Topçinjtë.
Klubi i tij aktual, Fiorentina, i kërkon 80 milionë euro për kartonin e tij, dhe që është shumë që londinezët mund ta paguajnë.
Ky është një lajm i keq për Zonjën e Vjetër, që po shpresonte të përforcohej pas një sezoni përplot probleme që e ka përjetuar sivjet.
https://www.youtube.com/watch?v=WY8S9BKCLZI
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.