Lajmet e fundit

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Arsenalit në kuadër të xhiros së 28-të në Premier League.
Topçinjtë janë duke fituar me rezultat 2-1. Golin e parë në ndeshje e shënoi Gabriel Martinelli, në minutën e 8’, teksa 20 minuta më vonë Gabriel Jesus e dyfishoi epërsinë e Arsenalit.
Mohamed Salah me një gol në minutën e 42’ e ngushtoi epërsinë e Arsenalit, për ta rihapur ndeshjen.
Liverpooli pati disa mundësi në fund të pjesës së parë edhe ta barazojë rezultatin, por mungoi konkretizimi. /Klankosova.tv.