Lajmet e fundit

Ylli i PSV-së, Xavi Simons, mund të largohet gjatë verës dhe po monitorohet nga shumë klube të Premier League.
Sipas Fichajes, Arsenali është gati të hyjë në garë për të nënshkruar me mesfushorin holandez jashtëzakonisht të talentuar.
Topçinjtë do të përballen me konkurrencën nga Chelsea dhe Liverpool për nënshkrimin e mesfushorit 19-vjeçar.
Simons gjatë këtij sezoni deri më tani ka zhvilluar 41 paraqitje, teksa ka kontribuar me 17 gola dhe 10 asistime. /Klankosova.tv.