Lajmet e fundit

Arsenali dhe Manchester City do të ballafaqohen në kuadër të xhiros së tetë në Premier League.
Ndeshja do të zhvillohet në “Emirates” duke filluar nga ora 17:30.
Qytetarët pas humbjes ndaj Wolfes do të tentojnë që të kthehen te fitorja ndaj Topçinjve.
Në anën tjetër, Arsenali pas shtatë xhirove nuk di për humbje, pasi ka pesë fitore dhe dy barazime, ku do të synoj që të vazhdojë këtë ecuri pozitive.
Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

