Arsenali fitoi sonte thellë ndaj PSV Eindhovenit, 1:7, në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Anglezët u treguan të pafalshëm ndaj kampionit të Holandës duke i shpartalluar në ndeshjen e parë, dhe duke siguruar qetësinë për ndeshjen e kthimit.
Topcinjtë u bënë kështu skuadra e parë në historinë e Ligës së Kampionëve që i shënon shtatë gola si mysafir në një ndeshje nokauti.
Ndeshja në fjalë u transmetua sonte në Sport 2 në platformën më të madhe në vend, Art Motion.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.