Lajmet e fundit

Arsenali e ka zyrtarizuar blerjen më të re të klubit, Nicloas Pepe nga Lille.
Nicolas Pepe është nënshkrimi me shifër rekord nga klubi pasi u bashkua nga skuadre franceze.
Ai i ka kushtuar klubit londinez rreth 80 milionë euro.
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery është shprehur i lumtur me ardhjen e afrikanit.
“Nicolas është një anësor me shumë vlera dhe me talent, i cili u kërkua nga shumë klube të mira në Evropë”.
https://twitter.com/Arsenal/status/1156960882796191744
Emery theksoi se ky ka qenë një nga objektivat kryesore të "Topçinjëve".
“Nënshkrimi i një anësori të klasit të lartë ka qenë një nga objektivat tona kryesore në këtë afat kalimtar dhe unë jam i lumtur që po bashkohet me ne”.
Poashtu shefi i shtabit teknik të ekipit londinez është shprehur optimist e golat nga Pepe nuk do të mungojnë
“Ai do të shtojë ritmin, fuqinë dhe kreativitetin, me qëllim që të sjellë më shumë gola në ekipin tonë”.
24 vjeçari do të veshë fanellën Nr.19.