26.04.2019 · përditësuar para 2655 dite1 min lexim
Skuadra Arsenal është e interesuar që të nënshkruajë kontratë me mbrojtësin Eric Bailly.
Bailly i cili është pjesë e Manchester United, nuk ka pasur paraqitje që nga ndeshja me skuadrën Paris Saint-Germain.
Për këtë arsye është raportuar se futbollisti në fjalë do të largohet nga Djajtë e Kuq, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Menaxheri Ole Gunnar Solskjaer së fundmi ka paralajmëruar se e ka ndërmend që ta rindërtojë klubin dhe për këtë arsye Arsenal beson se mund ta përvetësojë mbrojtësin Bailly për një çmim të lirë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.