Lajmet e fundit
Arsenal ka luajtur baraz me Sunderland në Emirates Stadium për të fituar një pikë të mjaftueshme për të siguruar pozitën e tretë në Premier League.

Skuadra e Arsene Wenger gjatë gjithë lojës pati posedimin e topit por që mungoi vetëm konkretizimi i golave.
Loja ishte e qetë, ndërsa as referi i takimit nuk pati shumë punë.
Ishte Aroon Ramsey që u ndëshkua në pjesën e parë me karton te verdhë në minutën e ’18 të takimit.
Edhe pjesa e dytë nuk nxorri raste për asnjërën palë.
Kështu, loja përfundoi me rezultat të bardhë, që nuk është rezultati i preferuar i tifozërisë.