Lajmet e fundit
Skuadra londineze është akuzuar nga Asociacioni i Futbollit me pretendimin se ka shkelur rregullat kur e ka transferuar Calum Chambers nga Southampton.

Edhe agjenti Alan Middleton është akuzuar se theu kushtet e transferimit dhe ka mundësi për tu përgjigjur rreth kësaj deri më 17 qershor. Ndërsa Arsenali duhet të përgjigjet deri më 26 të po të njëjtit muaj pasi ka kërkuar shtyerje të afatit.
Chambers i është bashkuar Arsenali në korrik të vitit 2014 për shumën prej 16 milionë dollar.
Ai ka 36 paraqitje nën fanelën e Gunners, duke iu ndihmuar që sezonin e fundit të përfundojnë në vendin e tretë.
Ai është poashtu pjesë e reprezentacionit të Anglisë nën 21.