Lajmet e fundit

Arsenal ka shënuar fitore kundër West Bromwich Albion në ndeshjen e javës së 34-të në Premier League.
Alexis Sanxhez ishte ai që japi llogarinë e golave vetëm gjashtë minuta nga fillimi, dhe po i njëjti futbollist në minutën e 38-të shënoi golin e tij të dytë personal dhe për skuadrën.
Pas kësaj fitoreje skuadra e drejtuar nga Wenger pozicionohet me 63 pikë, pas Tottenham Hotspur dhe liderit, Leicester City.
The Gunners kanë prapa Manchester Cityn me vetëm dy pikë më pak, transmeton Klan Kosova.