Lajmet e fundit
Skuadra londineze Arsenal ka rikthyer interesimin për të transferuar yllin e ri të Southampton, Morgan Schneiderlin.

Schneiderlin është pritur që këtë verë të ndërrojë skuadër, ndërsa ka një kohë të gjatë që strategu Wenger dëshiron që atë ta ketë në përbërje të skuadrës.
Ditë më parë u tha që Gunners janë tërhequr nga gara për të, por që sot raportohet krejt diçka tjetër nga mediat angleze.
Një burim i afërt me Arsenalin ka thënë se çështja që ai të transferohet pothuajse është e përfunduar.
Ai pritet që londinezëve të iu kushtojë rreth 24 milionë funta.