Lajmet e fundit

Arsenal ka shprehur vullnetin që të dëgjojë ofertat për mesfushorin Mesut Ozil nëse ai nuk pajtohet që të nënshkruajë kontratën e re, shkruan The Telegraph.
Kontrata aktuale e 28 vjeçarit skadon në verën e vitit 2018, por që menaxheri i Arsenal, Arsene Wenger pritet të mbledhë para me të nëse ai nuk vendos që të qëndrojë në Emirates.
Për të interesim deri tash është thënë se kanë shprehur Chelsea, Manchester City dhe Juventus, por që edhe rikthimi në Real Madrid është përmendur se mund të ndodhë./Klan Kosova/